Policia greke ka nisur një operacion të gjerë për kapjen e burrit që sulmoi dy vajza 25-vjeçare me aftësi të kufizuara në zonën e Kipselit, në Athinë.
Sipas denoncimit të nënës së tyre, i dyshuari – i cili dyshohet se është regjistruar nga kamerat e sigurisë – hyri në apartamentin përdhes ku ato jetojnë dhe sulmoi njërën prej tyre me qëllim përdhunimi.
Pak më vonë, nëna u kthye në shtëpi dhe e gjeti burrin brenda. Ajo e ndoqi, por ai arriti të largohej. Sipas informacioneve, bëhet fjalë për një person të njohur për familjen.
Nuk rezulton përdhunim i përfunduar
Sipas mjekut ligjor që ekzaminoi dy vajzat, nuk ka prova për përdhunim të përfunduar. Vlerësimi i autoriteteve është se i dyshuari sulmoi njërën prej 25-vjeçareve, por nuk arriti ta përfundojë aktin.
Nëna kishte munguar vetëm pak minuta
“Shkova në farmaci, nuk bëra as dhjetë minuta. Kur u ktheva në shtëpi, e gjeta brenda duke kryer veprime ndaj vajzave. E godita me një tigan, rrëshqita, më goditi edhe mua dhe i dha grusht në sy njërës prej vajzave. Tani po shkoj në spitalin Thriasio për të parë si është vajza. Ai po kërkohet. Policia ka ngritur pritë pranë shtëpisë së tij, por unë besoj se është larguar drejt Shqipërisë”, deklaroi nëna për median in, pas ngjarjes së rëndë.
I dyshuari vijon të jetë në arrati, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të çështjes janë në zhvillim.