Zhduket emigranti shqiptar, u akuzua se tentoi të përdh*nojë vajzën greke me aftësi të ku*fizuara. Dyshohet se ka ardhur në Shqipëri

Vijojnë intensivisht kërkimet e autoriteteve greke për një 64-vjeçar me origjinë shqiptare që shikoni në foto, i akuzuar për një ngjarje të rëndë që ka tronditur zonën e Kipselit në Athinë, por dyshimet janë se ai ka hyrë tashmë në Shqipëri.

Sipas denoncimit të bërë nga nëna e dy vajzave binjake 25-vjeçare me aftësi të kufizuara, burri dyshohet se ka hyrë në apartamentin përdhes të familjes pak pas orës 10:00 të mëngjesit të së shtunës, në momentin kur ajo ishte larguar për pak minuta në farmaci.

Nëna deklaroi se e gjeti burrin brenda shtëpisë duke kryer veprime të papërshtatshme ndaj njërës prej vajzave, ndërsa pretendohet se ka tentuar të sulmojë edhe vajzën tjetër, të cilën dyshohet se e ka goditur në sy. Lëvizjet e tij janë regjistruar nga kamerat e sigurisë të vendosura brenda apartamentit.

“Shkova në farmaci, nuk bëra as dhjetë minuta. Kur u ktheva, e gjeta brenda në shtëpi. E godita me një tigan, rrëshqita, më goditi edhe mua dhe i dha grusht në sy njërës prej vajzave. Tani po e kërkojnë. Policia ka ngritur pritë pranë shtëpisë së tij, por unë besoj se është larguar drejt Shqipërisë”, deklaroi ajo për mediat.

Shpejt në vendngjarje mbërritën efektivë të njësisë DIAS, të cilët nisën kërkimet për kapjen e 64-vjeçarit. Një ambulancë e EKAV transportoi njërën prej vajzave në spital, pasi kishte pësuar lëndime të lehta.

Sipas mjekut ligjor që ekzaminoi dy vajzat, nuk ka prova për një akt të përfunduar përdhunimi. Vlerësimi paraprak i autoriteteve është se i dyshuari ka sulmuar njërën nga 25-vjeçaret, por nuk ka arritur të përfundojë veprimin e tij.

Sipas informacioneve, i dyshuari ishte i njohur prej vitesh për familjen, pasi ishte njohur me nënën përmes një famullie të zonës dhe herë pas here i ndihmonte me punë të jashtme dhe blerje, çka i kishte krijuar mundësinë të kishte akses në banesë.

Hetimet vijojnë, ndërsa autoritetet po punojnë për lokalizimin dhe arrestimin e tij. /noa.al

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…