Ja kush i ka gjasat më të mëdha për president të Kosovës?

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njëherësh udhëheqës i Lëvizjes Vetëvendosje, tha se situata rreth zgjedhjes së presidentit të ri të shtetit “nuk është e lehtë”, por theksoi se do të përpiqen me dy partitë e tjera të mëdha shqiptare që të shmangin zgjedhjet e reja.

Presidentes aktuale të Kosovës, Vjosa Osmani, i skadon mandati më 4 prill dhe afati i fundit për votimin e figurës që do ta ketë mandatin e ri është 4 marsi. Osmani e ka bërë të qartë se synon edhe një mandat.

Sipas kryeministrit Kurti, nëse deputetët nuk arrijnë të zgjedhin kreun e ri të shtetit, atëherë zgjedhjet e reja do të mbahen në prill. “Do të përpiqemi maksimalisht që t’i evitojmë zgjedhjet për shkak të moszgjedhjes së presidentit”, tha Kurti.

Profesori i njohur prof.dr. Enver Bytyqi theksoi për Bota Sot se periudha në vijim është vendimtare se a do të ketë Kosova presidentin e ri në afatin e duhur dhe se sipas tij janë dy kandidat që synojnë këtë fron.

prof.dr.Enver Bytyqi

Bytyqi përmend një garë të ngushtë midis presidentes aktuale Vjosa Osmani dhe Bashkim Jasharin, anëtarin e familjes së Adem Jasharit.

“Unë gjithashtu kam kërkuar që zonjës Osmani t’i mundësohet edhe një mandat i dytë si presidente e Republikës së Kosovës. Por sinqerisht, pas zhvillimeve të fundit dhe përuljes që ajo i bëri Edi Ramës, jam në dilemë. Nëse do të kishte një kandidaturë tjetër të respektuar, ndoshta do ta përkrahja. Vetëm se më dhimbset, pasi Kosova me Vjosën investoi shumë në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe pati krijuar një identitet të fuqishëm. Megjithatë kjo nuk do të thotë se pasardhësi i saj, nëse kandidati do të jetë me emër tjetër, nuk do të vazhdojë këto përpjekje për shtetësinë e Kosovës”, u shpreh ai.

Duke vazhduar bisedën, profesori thotë se partitë opozitare duken të gatshme për kompromis për presidentin dhe se kandidati më i mundshëm mund të jetë Bashkim Jashari, pasi askush nuk do të rrezikonte të votonte kundër një anëtari të familjes së Adem Jashari. Ai e quan të pavend debatin për veprimtarin shqiptaro-amerikan Harry Bajraktari si kandidat të mundshëm, ndërsa përmend edhe kundërthëniet mes Daut Haradinaj dhe Ramush Haradinaj për kandidaturën.(INA)

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…