Brikena Selmani është kthyer padyshim në një nga banoret më të komentuara dhe që ka tërhequr vëmendjen në këtë edicion të “Big Brother VIP Albania”, jo vetëm për dinamikat në lojë, por edhe për pamjen e saj.
Por, duket se sharmi i modeles daton shumë më herët se dritat e famës televizive.
Në rrjetet sociale po bën xhiron një foto e rrallë e shkëputur nga arkiva e vitit 2017. Në këtë imazh, Brikena shfaqet në moshën e adoleshencës, vetëm 17 vjeçe, duke pozuar para një pasqyre.
Ajo që bie menjëherë në sy te fansat është fakti se Brikena ka gëzuar të njëjtën bukuri natyrale dhe fizik të rregullt që shohim edhe sot në ekran.
Larg kurimit profesional, dritave të studios apo grimit të rënduar, tiparet dhe trupi i saj duken po aq të spikatura qysh në atë periudhë.
Kjo foto konsiderohet si “prova” se titulli Miss Grand Kosovo që ajo mban sot, nuk është rastësi, por bazohet në baza të forta gjenetike që në vitet e hershme të rinisë
