Po punonte tokën, 36-vjeçari rrëzohet dhe shtypet nga freza: Humb jetën në vend

Një ngjarje tragjike me pasojë vdekjen është regjistruar në fshatin Peshtan Bregas, në Njësinë Administrative Frakull, Bashkia Fier, ku një 36-vjeçar ka humbur jetën gjatë punës në tokat bujqësore.

Viktima, i identifikuar si Hamza Duraj, kishte dalë për të punuar tokën me frezë, kur dyshohet se është penguar aksidentalisht dhe ka rënë në tokë. Sipas informacioneve paraprake mjeti bujqësor dyshohet se i ka kaluar sipër trupit, duke i shkaktuar dëmtime të rënda dhe vdekje të menjëhershme.

Kanë qenë familjarët ata që e kanë gjetur 36-vjeçarin, pasi ishin shqetësuar për mungesën e përgjigjes në telefon. Menjëherë është njoftuar urgjenca dhe policia.

Në vendngjarje mbërritën efektivët e policisë dhe ambulanca, e cila e transportoi drejt Spitali Rajonal Fier, por fatkeqësisht ai kishte ndërruar jetë që në momentin e aksidentit.

Trupi i pajetë ndodhet në morgun e spitalit, ku pritet të kryhet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar saktësisht shkaqet e vdekjes, ndërsa policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë.

Related Posts

Shqiptari dh*noi nënën dhe u vetëmb*ყt: E ëma s’di asgjë për të birin, ende në koma

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në Itali. Mesditën e 22 shkurtit, autoritetet italiane gjetën trupin e pajetë të Riccardo Merkurit, 20-vjeçar, i cili një…

Greqia dërgon dy anije dhe avionë luftarakë F-16. Irani sulmoi me dron pjesën greke të..

Baza ajrore britanike RAF Akrotiri në Qipro është goditur nga një dron, raportoi Cyprus Mail. Sipas informacioneve, një “dron i vogël” ka rënë në aeroport pak para…

LAJM I FUNDIT/ Incident i dhimbshëm në vendin tonë, humb jetën një djalë i ri (Emri)

Një ngjarje e rëndë është shënuar pak minuta më parë në fshatin Peshtan Bregas, Njësia Administrative Frakull, Bashkia Fier, ku një 36-vjeçar i identifikuar si Hamza Duraj…

Brikenën e bëri lider produksioni”/ Zbulon prapaskenat me Luizin

Një seri deklaratash të forta nga Miri kanë trazuar ujërat në shtëpinë e “Big Brother VIP”, duke hedhur dyshime të mëdha mbi vërtetësinë e lojës dhe ndërhyrjet…

Aksident tragjik në Itali, humb jetën shqiptari! Plagosen edhe 6 persona të tjerë

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mëngjesin e kësaj të hënë në Itali në rrugën 410 në Naro, në provincën e Agrigentos. Nga aksidenti ka ndërruar…

Ngjarje te renda sot ne Tirane

Një plagosje e dyfishtë ka ndodhur në rrugën “Besëlidhja” në Tiranë. Policia bën me dije se një person ka qëlluar me thikë dy persona pas një konflikti…