Një aksident tragjik ka ndodhur këtë mëngjes në Itali, ku një automjet me punëtorë shqiptarë u përplas me një kamion që transportonte fruta dhe perime në rrugën shtetërore 410, në kilometrin 14,432 në territorin e Naro.
Si pasojë e përplasjes, një 24-vjeçar shqiptar, Flori Topalli, humbi jetën në vend, ndërsa disa të tjerë mbetën të plagosur, përfshirë drejtuesin e automjetit, i cili ndodhet në gjendje të rëndë.
Sipas karabinierëve, shkaqet e aksidentit janë ende në hetim, ndërsa për momentin nuk ka detaje të sakta mbi përgjegjësinë e përplasjes.
Të plagosurit janë dërguar menjëherë në spital për trajtim mjekësor, ndërsa autoritetet po punojnë për të rikuperuar automjetet e përfshira dhe për të siguruar zonën e aksidentit.
Rruga është mbyllur përkohësisht në të dy drejtimet, duke shkaktuar bllokime në trafikun lokal.
Karabinierët po kryejnë verifikime dhe po rindërtojnë dinamikën e aksidentit, ndërsa komuniteti shqiptar dhe familjarët e të ndjerit ndodhen në gjendje tronditjeje për këtë ngjarje të rëndë