Konflikti i Rrjollit shpërthen edhe në Tiranë, të ftuarit sherr me grushta pas debatit në “Opinion” (Video)

Konflikti për pronat në Baks-Rrjoll të Velipojës, mes banorëve të zonës dhe kompanisë Gener 2 që po zhvillon aty një resort turistik, është zhvendosur në Tiranë. Palët ishin ftuar të diskutonin në emisionin Opinion të gazetarit Blendi Fevziu, në TV Klan, ku gjatë transmetimit u përfshinë në debate të tensionuara herë pas here. Por në përfundim të emisionit, me të dalë jashtë, përfaqësues të të dyja palëve u përfshinë në një konflikt fizik.

Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë momentin kur disa persona që vijnë nga jashtë ambienteve të televizionit përplasen me persona të tjerë që ndodheshin brenda rrethimit të godinës.

Fillimisht konfliktet janë verbale, por shumë shpejt degjenerojnë në përplasje fizike me grushta.

Pas ndërhyrjes së personave të pranishëm, palët ndahen për disa momente. Njëri prej tyre hipën në makinë për t’u larguar nga vendi i ngjarjes. Por tensioni nuk ndalet aty.

Në pamje duket se disa persona i afrohen automjetit dhe godasin xhamin e përparmë të makinës me një kon trafiku.

Në atë moment drejtuesi i automjetit tërhiqet me makinë dhe më pas, duke lëvizur përpara me shpejtësi, godet njërin nga personat që e sulmuan, duke e marrë për disa metra mbi kofanon e makinës dhe duke e hedhur më pas në asfalt.

Si pasojë e përplasjes dhe konfliktit fizik, disa persona kanë mbetur të lënduar dhe kanë marrë trajtim në spital.

Pas ngjarjes, palët kanë dhënë versione të ndryshme për atë që ndodhi pas emisionit.

Fatmir Shpellzaj, i cili pretendon se është pronar i tokës në Rrjoll me dokumente dhe vendim gjykate, deklaron se djali i tij është dhunuar nga banorët pas debatit në studio.

“Sapo dola nga Spitali i Traumës, ku për orë të tëra kam qëndruar pranë tim biri, i cili u masakrua brutalisht nga një tufë njerëzish që në vend të dokumenteve kanë në dorë vetëm dhunën. Ngjarja ndodhi dje pasi zgjodha të shkoj për të mbrojtur të vërtetën time në emisionin Opinion përballë disa personave që prej kohësh kanë ngritur një histori të rreme mbi Rrjollin, duke manipuluar ndjeshmërinë e njerëzve dhe duke u paraqitur si pronarë apo trashëgimtarë të një toke për të cilën nuk kanë asnjë dokument”, tha Fatmir Shpellzaj.

Nga ana tjetër, Prek Molla dhe banorët e tjerë të zonës pretendojnë se janë provokuar dhe kërcënuar nga pala tjetër dhe se konflikti ka nisur pas një përplasjeje verbale jashtë ambienteve të televizionit.

“Djali i Shpellzajt na provoi duke na ndeshur me sup dhe gjatë debatit tha se kishte ardhur i përgatitur. Ishte i shoqëruar nga rreth 10–15 persona, të cilët sipas tij kanë qenë të armatosur dhe të pajisur edhe me shkopinj bejzbolli. Ata kishin ardhur me qëllimin për të na marrë dokumentet. Jam tërhequr zvarrë nga disa prej tyre”, tha Prekë Molla, banor i Rrjollit.

Të dyja palët i kanë bërë thirrje policisë që të hetojë ngjarjen për të zbardhur rrethanat dhe për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit që prej javësh ka tensionuar situatën në zonën e Rrjollit. Policia ka nisur ndërkohë verifikimet për identifikimin e personave të përfshirë në konflikt.
/tvklan.al

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…