Dy ish-banorët e Big Brother VIP Albania, DJ Gimbo dhe Mateo Borri, duket se nuk ruajnë më të njëjtën marrëdhënie miqësore pas përfundimit të spektaklit.
Gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”, dyshja krijoi një raport të afërt dhe shpesh deklaronin se miqësia e tyre do të vazhdonte edhe jashtë reality show-t.
Megjithatë, së fundmi është vënë re se ata nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në rrjetin social Instagram, duke nxitur dyshime për një krisje në raportin mes tyre.
Po ashtu, është konstatuar se Mateo Borri nuk ndjek më as Selin Bollati, me të cilën ka pasur si momente miqësore ashtu edhe debate gjatë qëndrimit në shtëpi.
Ndërkohë, Selin Bollati dhe Brikena Selmani vijojnë të ndiqen në rrjetet sociale.
Deri tani, asnjëri prej ish-banorëve nuk ka reaguar publikisht për raportet mes tyre, ndërsa fansat vijojnë të komentojnë dhe të aludojnë mbi arsyet e mundshme të distancimit.

