Brikena Selmani ka marrë sërish vëmendjen e rrjeteve sociale me një postim të fundit në Instagram.

Në Instastory-n e publikuar prej saj, Brikena është shfaqur me një palë pizhame mjaft të veçanta, ku bie menjëherë në sy fytyra e Mateo e printuar në to.

Ky detaj ka habitur dhe argëtuar ndjekësit, të cilët kanë nisur menjëherë komentet dhe reagimet në rrjet.Postimi është bërë viral në pak minuta, ndërsa fansat po e konsiderojnë si një tjetër “dedikim” të ëmbël të Brikenës ndaj Mateos pas afrimitetit të tyre të fundit.

Dyshja vazhdon të mbetet në qendër të vëmendjes së publikut, me çdo postim apo veprim të tyre që komentohet gjerësisht online.