Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, dyshohet se ka suImuar fizikisht kreun e LVV-së në Skenderaj, Hysni Mehani. Ngjarja ndodhi derisa disa aktivistë të Lëvizja VetëVendosje po qëndronin në një lokal në Skenderaj.

Sipas Mehanit, Lushtaku iu afrua me tone kërcënuese dhe më pas dyshohet se e goditi me grushte, duke i shkaktuar lëndime trupore dhe gjakosje.

Mehani e konfirmoi rastin përmes një postimi publik.

Sami Lushtaku iu afrua Mehanit duke i thënë: “Ku guxon të merresh me mua?”, e më pas dyshohet se e ka goditur me grushte, duke i shkaktuar lëndime dhe gjakosje.

Reagimi i plote:

Sot, në kafeterinë “Solo” në qendër të Skenderajt, është suImuar brutaIisht nga Kryetari i Komunës së Skënderajt Sami Lushtaku dhe truprojat e tij, zëvendësministri i Ministrisë së Financave, kandidati për deputet dhe Kryetari i Qendrës së LVV-së në Skënderaj, Hysni Mehani. Ky suIm fizik ndodhi në kohën kur z. Mehani ishte duke pirë kafe me deputeten Arjeta Fejza dhe aktivistë të LVV-së.

Fillimisht, Hysni Mehani është goditur me grusht, ndërsa më pas edhe me gotë në kokë. Pas përpjekjes së Sekretari të Qendrës, Bahri Zabeli për të parandaluar përshkallëzimin është suImuar dhu nshëm nga shoqëruesit e Sami Lushtakut edhe ai duke pësuar goditje të rënda. Hysni Mehani aktualisht është duke marrë trajtim mjekësor.

Ky suIm fizik bandistesk tregon qartë për se këta njerëz nuk e kanë vendin në udhëheqje të institucione publike qendrore e lokale. Kërkojmë nga organet kompetente të trajtojnë rastin me urgjencë dhe ndërmarrin veprimet e nevojshme ligjore ndaj përgjegjësve. Po ashtu, kërkojmë nga Partia Demokratike e Kosovës dënimin e këtij akti.

Lëvizja VETËVENDOSJE! dënon ashpër këtë suIm fizik, por njëkohësisht u tregon gjithë këtyre se nuk mund ta trembin as ta frikësojnë asnjë aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! e qytetar të Republikës.