Tensionet mes Ilir Shaqiri dhe DJ Bujaka në Ferma VIP duket se kanë dalë totalisht jashtë kontrollit.
Pas debatit të madh që nisi nga sfida e imunitetit në Prime, ku Bujaka u shpall fitues mes akuzave për përdorim force, marrëdhënia mes tyre është përkeqësuar çdo ditë e më shumë.
Së fundmi, dyshja është përfshirë në një debat shumë të ashpër pranë njëri-tjetrit, me tone të larta dhe ofendime të forta.
Atmosfera u tensionua aq shumë sa banorët u frikësuan se situata mund të degradonte në përplasje fizike.
Në një moment ka qenë Kostana ajo që ka ndërhyrë menjëherë për t’i ndarë dhe për të qetësuar situatën.
Pamjet po bëjnë xhiron e rrjetit dhe janë kthyer në një nga temat më të komentuara të momentit.
Shumë ndjekës po kërkojnë që produksioni të marrë masa, ndërsa të tjerë besojnë se përplasja mes Ilirit dhe Bujakës tashmë ka kaluar çdo limit.
