Një grua e moshuar është gjetur pa shenja jete brenda banesës së saj në lagjen nr. 4 të qytetit të Korçë, duke tro nditur banorët e zonës.
Sipas të dhënave paraprake, e moshuara jetonte e vetme dhe prej disa ditësh nuk kishte pasur kontakte me të afërmit. Kanë qenë fqinjët ata që kanë ngritur alarmin, pasi nuk e kishin parë prej ditësh dhe dyshuan se diçka mund të kishte ndodhur.
Pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe forcat zjarrfikëse, të cilat kanë hyrë në apartament duke hapur derën e banesës. Brenda u gjet trupi i pajetë i gruas.
Burime paraprake bëjnë me dije se gjatë ekzaminimit fillestar në trupin e viktimës është vërejtur një dëmtim në pjesën e
kokës. Dyshimet e para janë se e moshuara mund të jetë rrëzuar aksidentalisht në banesë dhe për pasojë të ketë humbur jetën.
Ndërkohë, policia ka nisur veprimet hetimore për të përcaktuar me saktësi shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes. Trupi i viktimës është transportuar drejt morgut, ku do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
