Biznesmeni Samir Mane kryeson listën e sipërmarrësve më të pasur shqiptarë, duke u ndjekur nga Shefqet Kastrati, Behgjet Pacolli dhe të tjerët. Disa prej tyre jetojnë dhe punojnë në Shqipëri, por edhe në Europë e botë.
Moderatori i emisionit “Opinion”, Blendi Fevziu u shpreh se nga Kosova janë përzgjedhur dy më të pasurit, një është nga Maqedonia e Veriut, ndërsa ka dhe shqiptarë që kanë biznese në Zvicër. Tre të tjerë janë në SHBA. Njëra është drejtuese e kompanive të Inteligjencës Artificiale.
10 shqiptarët më të pasur, listë e zgjedhur nga emisioni Opinion
Samir Mane – Kryesisht aktivitet në Shqipëri. Ka dhe biznese jashtë vendit. I vetmi shqiptar që është në listën e Forbes. Madje, është i vetmi në Forbes dhe nga Ballkani Perëndimor.
Shefqet Kastrati – Me biznese të ndryshme në Shqipëri, mjaft aktiv, sidomos në 15 vitet e fundit.
Behgjet Pacolli- Pasuria e tij është bërë kryesisht jashtë Kosovës. Ka investime në shumë vende të botës. Është pasaniku i parë klasik historik shqiptar.
Shkëlqim Devolli – Trashëgimtar i një kompanie të nisur nga babai i tij. Së bashku me vëllanë e kanë të ndarë pasurinë. Kryesisht është fuqizuar në vitet e fundit.
Nazif Destani – Biznesmen misterioz dhe ndoshta nga më të pasurit. Kompania e tij është prezente në 15 shtete të botës me sipërmarrje shumë të mëdha.
Sal Rusi – Selim Rusi është shqiptari më i pasur në SHBA. Është bërë dhe një ‘star’, pasi bleu një nga shtëpitë më të famshme të Nju Jorkut, banesën e bosit të familjes mafioze Gambino, Paul Castelano dhe shtëpia u bë hit dhe ka dalë në shitje për 18 milionë dollarë.
Mira Murati – E vetmja grua, pasuria e së cilës nuk ka shifër. Nuk e llogarisim dot. Por në fushën e teknologjisë, pasuria që fitohet ndonjëherë është e madhe.
Harry Bajraktari – Ka qenë i njohur në tregun e Real Estate dhe është botuesi i gazetës Illyria, që ka luajtur rol të rëndësishëm në komunitetin shqiptar në SHBA.
Avni Orllati – Vepron në Zvicrën franceze me kontrata prej miliardash. Ka shkuar si fëmijë në Zvicër dhe me kohën ka krijuar biznese të suksesshme.
Esat Lika – Është kompani relativisht e re, por është rritur shumë në Zvicër, përmes ndërtimit dhe real estate, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
