Era e fortë dhe reshjet intensive që përfshinë Durrësin këtë të shtunë kanë shkaktuar probleme në disa zona të qytetit, duke sjellë vështirësi në qarkullimin e
automjeteve dhe lëvizjen e qytetarëve.
Në zonën e Plepave, disa pemë u rrëzuan si pasojë e erës së fortë, duke bllokuar një segment të rrugës dytësore pranë rrethrrotullimit. Në vendngjarje ndërhynë
shërbimet përkatëse, të cilat punuan për largimin e pemëve dhe rikthimin e normalitetit në qarkullim.
Moti i keq krijoi gjithashtu vështirësi në lëvizjen e qytetarëve në disa akse të qytetit, ndërsa autoritetet u kanë bërë thirrje drejtuesve të mjeteve dhe këmbësorëve të tregojnë kujdes të shtuar për shkak të kushteve atmosferike, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
