Demokrati Ilir Alimehmeti, ka dhënë së fundi një intervistë për emisionin “Kjo Javë” në News24, ku ka komentuar zhvillimet e fundit brenda Partisë Demokratike, sa i takon debateve të shumta që kanë shoqëruar garën për kryetar të kësaj force politike.
Ai ka përsëritur edhe njëherë qëndrimin e tij në lidhje me kandidimin përballë Berishës, teksa tha se nuk kishte ambicie për këtë, ku shtoi se synonte të kandidonte për kryetar bashkie. Kujtojmë se në zgjedhjet e mundshme të parakohshme të bashkisë Tiranë, para se Veliaj të rikthehej në detyrë, emri i tij u përfol përballë Manastirliut.
Më tej demokrati pohoi se në fakt nëse do të kishte qenë edhe një kandidat tjetër gara do të kishte qenë më interesante.
“Kur është vetëm një kandidat, është rikonfirmim. Se s’ka si të jetë ndryshe. Një garë do të kishte qenë më interesante. Garat për kryetar të opozitës, nuk i nënshtrohen elektoratit, por anëtarësisë së vetë. Është anëtarësia ajo që vendos, një anëtar një votë, për kryetarin. Nuk është sistem perfekt, ka mangësitë e veta. Por kështu është vendosur nga statuti. Më pas elektorati ka të drejtën e vetë brenda një partie që të shohë totalin dhe të marrë vendimet e veta. Ka dhe mendim ndryshe në anëtarësi. Mund të kishte dhe votë në një masë ndryshe. Por se kam pasur dyshim që nuk do të konfirmohej Berisha në krye të PD. Po
mendoj se ka dhe figura të tjera. Fitojmë apo jo, kjo është çështje tjetër. Kush është në nivele kryesuese, kryetar degësh, siç patëm zotin Elezi. Për një platformë fituese do të duhej një punë më e gjatë. Nuk po shoh që të jetë dikush që të ofrojë një propozim serioz në këtë aspekt total. E kuptoj dashamirësinë, por duhet të kuptohet dhe ambicia e personit përkatës. Nuk e kam këtë ambicie. Kam tjetër objektiv, e kam treguar qartë me vite. Objektivi im ka qenë i drejtuar drejt Tiranës. Ambicia e kryetarit të PD dhe nesër kryeministër, është tjetër lloj çështje, gare, territorialisht më e gjerë. Mendoj se ka njerëz më të avancuar”, tha ai.
Ndërsa sa i përket “marrëdhënies” aktuale dhe përplasjeve të fundit të Salianjit me Berishën, Alimehmeti u shporeh se nuk e mbështet këtë formë reagimi. “Ashpërsimi i toneve nuk pozitive. Nuk e mbështes dot këtë ashpërsim. Nuk mendoj se do të kishte problem po të kandidonte. Nuk shihja probleme. Por e vendoste kryesia. A do të kishte një garë? Mendoj se do të kishte, por nuk i plotëson ato kushte. Nuk duhet të shkosh në garë vetëm për një pozicion, por me një ekip për të gjitha pozicione”, tha demokrati ndër të tjera, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
