Miku i Valbonës reagon ashpër për Laertin: Hipokrit, rrezikon Prime-n e radhës të mos…

Mbrëmjen e së shtunës, gjatë spektaklit të Big Brother VIP Albania, një moment i veçantë u zhvillua mes Laertit dhe Valbonës.

Dyshja, që deri më tani kishin luajtur si një lojtar i vetëm, u vunë përballë një zgjedhjeje të rëndësishme nga Vëllai i Madh.

Ata u pyetën nëse dëshironin të vazhdonin lojën së bashku apo të ndaheshin, me pasojën që, nëse njëri prej tyre do të thoshte “po”, të dy do të shkonin në një televotim kokë më kokë.

Valbona vendosi të qëndronte si dyshe, duke argumentuar se dëshironte që të kishte Laertin në shtëpi dhe nuk do të dëshironte kurrë të ishte në televotim kokë më kokë me të.

Në anën tjetër, Laerti zgjodhi të ndahej, duke theksuar se Valbona është një lojtare e fortë dhe mund ta përballonte garën e vetme.

Ky moment u diskutua edhe në Fun Club, ku një mik i Valbonës dërgoi një video-mesazh, duke shprehur pakënaqësinë e tij për vendimin e Laertit.

Ai u shpreh: “Laert Vasili nuk ka pasur kurrë dashuri dhe ky term është shumë larg Laertit, por nuk ka pasur kurrë as simpati, as mirënjohje, as respekt, as vlerësim dhe nuk ka pasur fare asnjë lloj kimie me Valbonën, sepse e kundërta do të duhej të kishte ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme”.

“Laerti kishte mundësi që të vazhdonte pikërisht atë bashkëpunim, atë dyshe, ku në një moment të dytë të dy mund të gjenin formën dhe përshtatjen për t’u ndarë. Kjo ishte një babëzi dhe nuk ishte një diskutim i mirëmenduar mes të dyve”, tha ai.

Kështu që, Laerti tregoi që nuk është në gjendje ta menaxhojë situatën ashtu sikurse duhet. Vendim i gabuar, hipokrizi dhe nuk është fare e vërteta ashtu siç u shpreh dje. Me këtë vendim, Laerti rrezikon që në Prime-n e radhës të mos jetë më në shtëpinë e Big Brother”, përfundoi ai.

Me këtë zhvillim, pritet që televotimi të jetë shumë i fortë dhe të ndikojë në rrjedhën e lojës në shtëpinë e Big Brother. /Telegrafi/

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…