Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka reaguar pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale, ku shfaqet një infermiere në repartin e Psikiatrisë duke ofenduar dhe keqtrajtuar pacientët.

Në videon e publikuar online dëgjohet infermierja t’i drejtohet një pacienteje me fjalë fyese dhe kërcënuese, çka ka shkaktuar reagime të forta në rrjet.

“Çohu o dreq, mos na bëj si e sëmurë. Je me barrë? Ec se po të shk****ej robt”.

QSUT shprehet se kanë nisur procedurat për marrjen e masave administrative dhe disiplinore për punonjësen e përfshirë në skandal.

Pas rastit, Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza bëri të ditur se ka identifikuar punonjësen e përfshirë dhe ka nisur procedurat për marrjen e masave administrative dhe disiplinore.

EUROPOL shënjestron propagandën online të Gardës Revolucionare të Iranit: Janë identifikuar 14200 postime

Thellohet masakra në Turqi, shkon në 6 numri i viktimave! Autori kishte vrarë ish-gruan, më pas sulmoi…

Tjetër tragjedi në Maldive! Turisti spanjoll mbytet teksa bënte sërf
Në reagimin zyrtar, QSUT e cilësoi ngjarjen si një rast të papranueshëm të shkeljes së etikës profesionale dhe theksoi se çdo sjellje që cenon dinjitetin e pacientëve nuk do të tolerohet.

Institucioni shtoi se mbetet i angazhuar për garantimin e një shërbimi shëndetësor dinjitoz, profesional dhe etik për çdo pacient.

Reagimi i QSUT

QSUT ka ndjekur me shqetësim videon e publikuar në mediat online, ku shfaqet një rast i papranueshëm i cenimit të etikës profesionale në një prej shërbimeve mjekësore.

Menjëherë pas verifikimeve të kryera, është identifikuar punonjësja e përfshirë dhe janë nisur procedurat për marrjen e masave administrative dhe disiplinore, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

QSUT mbetet e angazhuar maksimalisht për të garantuar kujdes shëndetësor dinjitoz, profesional dhe etik për çdo pacient që paraqitet në shërbimet tona. Çdo shkelje e kodit të etikës, çdo sjellje që cenon dinjitetin e pacientit apo besimin ndaj shërbimit shëndetësor, është dhe do të mbetet e patolerueshme.