Gazetari Flamur Vezaj ka bërë deklarata të forta lidhur me situatën në burgjet shqiptare, duke pretenduar se në disa raste organizohen takime të veçanta me pagesa të konsiderueshme.

I ftuar në emisionin “Opinion”, Vezaj u shpreh se sipas informacioneve që ka marrë nga burime të ndryshme, disa vajza të njohura të showbizit shqiptar dyshohet se zhvillojnë takime me persona të bu*rgosur në këmbim të shumave të parave.

Sipas tij, pagesat për këto takime variojnë nga rreth 3 mijë euro deri në 10 mijë dollarë, në varësi të profilit dhe famës së personave të përfshirë.

“Çmimet variojnë në bazë të personit, sa i njohur është në rrjetet sociale. Ka raste që flitet për 3 mijë euro e sipër, dhe deri në 10 mijë dollarë”, është shprehur gazetari gjatë deklaratës së tij.

Ai shtoi gjithashtu se, sipas informacioneve që pretendon se ka marrë, në disa raste takime të tilla janë shoqëruar edhe me filmime dhe më pas shp*ërndarje mes personave të tjerë.

Deklaratat e Vezajt nuk janë shoqëruar me prova të publikuara dhe mbeten në nivel pretendimesh të ngritura prej tij gjatë intervistës televizive.