Një shofer kamioni që transportonte veshje të kompanisë SKIMS, në pronësi të yllit televiziv, Kim Kardashian, është dënuar nga drejtësia britanike me më shumë se 13 vite burg. Jakub Jan Konkel u kap duke fshehur kokainë me vlerë rreth 8 milionë euro në ngarkesën e tij.

Mediat e huaja shkruajnë se 40-vjeçari polak u arrestua në shtator të vitit 2025 nga autoritetet doganore në Harwich, port në juglindje të Anglisë, pasi mbërriti me traget nga Hook of Holland.

Kamioni i tij, që transportonte 28 paleta me rroba dhe të brendshme të markës Skims, iu nënshtrua kontrollit me rreze X nga autoritetet britanike.

Sipas deklaratës së Agjencisë Kombëtare kundër Krimit, ngarkesa ishte e ligjshme dhe as eksportuesi, as importuesi nuk kishin lidhje me trafikun e drogës. Megjithatë, në pjesën e pasme të rimorkios ishte krijuar një vend i fshehtë për transportin e narkotikëve.

Brenda tij u gjetën 90 pako, secila me nga një kilogram kokainë, me një vlerë tregu prej rreth 7.2 milionë paundësh, ose 8.28 milionë euro. Fillimisht, Konkel mohoi të kishte dijeni për praninë e drogës në kamion, por më vonë pranoi fajësinë për trafik narkotikësh.

40-vjeçari rrëfeu para hetuesve se kishte pranuar të transportonte kokainën në këmbim të një pagese prej 4.500 eurosh. Gjykata e Chelmsford e dënoi atë me 13 vite e gjysmë burg, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE