Xhuana Nikolli ka lënë pas një letër lamtumire që, sipas familjarëve, përmban dëshmi të forta mbi dh*unën e pretenduar që ajo ka përjetuar para se t’i jepte fund j*tës duke kon*sumuar f*toksinë në një apartament me qira në Tiranë.
Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në orët mes 9 dhe 10 marsit, kur e reja, pas një periudhe të vështirë të ma*rrëdhënies me ish-bashkëshortin e saj Eraldo Fizi, i dha fund jetës. Sipas rrëfimeve të familjes, ajo u gjet në gjendje të rëndë nga pronarja e banesës, e cila kishte shkuar në apartament pas një telefonate alarmi nga motra e saj.
Marjana Kalaj ka treguar se e para që e gjeti Xhuanën ishte pronarja e shtëpisë, ndërsa ambulanca e transportoi menjëherë drejt Spitalit Universitar “Nënë Tereza”, por pa mundur t’i shpëtonte jetën.
Sipas familjarëve, letra e lënë nga e ndjera përmban një mesazh të drejtpërdrejtë për prindërit, ku ajo shprehet se nuk kishte turpëruar familjen dhe se nuk kishte bërë asgjë për të merituar trajtimin që, sipas saj, kishte përjetuar.
“Mam, bab, s’ju kam koritur… Ai më rreh aq sa nuk e duroj më këtë dhunë”, citohet të ketë shkruar ajo, sipas dëshmive të familjarëve.
Marjana Kalaj thekson se familja kishte dijeni vetëm për dhunë psikologjike dhe presion të vazhdueshëm, ndërsa sipas saj shenjat e dhunës fizike janë konstatuar edhe në ekspertizën mjeko-ligjore, përfshirë dëmtime në trup dhe dëmtime në veshje.
Sipas saj, dhuna fizike dyshohet të ketë ndodhur natën kur Xhuana konsumoi substancën helmuese, ndërsa më herët ajo ishte përballur kryesisht me presion psikologjik dhe fyerje të vazhdueshme.
Familja e të ndjerës pretendon se letra e fundit përforcon dyshimet për ushtrim dhune sistematike dhe kërkon që rrethanat e ngjarjes të hetohen plotësisht nga autoritetet, përfshirë edhe lëvizjet e fundit të Eraldo Fizi.
Ngjarja vijon të mbetet nën hetim, ndërsa familjarët kërkojnë që çështja të mos mbetet e pazbardhur dhe përgjegjësit të vihen përpara drejtësisë.
