Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një qendër tregtare, ku një vajzë e vogël arriti të shpëtojë falë një shenje të fshehtë me dorë. Sipas dëshmitarëve, vajza dukej e frikësuar dhe qëndronte pranë një burri që sillej në mënyrë të dyshimtë.
Teksa kalonte pranë një pastrueseje të shurdhër, ajo bëri një lëvizje të veçantë me dorë – një sinjal i njohur për kërkim ndihme. Pastruesja e kuptoi menjëherë situatën dhe lajmëroi sigurimin e qendrës dhe policinë.
Pak minuta më vonë, autoritetet ndërhynë dhe larguan vajzën nga vendi. Sipas raportimeve paraprake, ajo mund të ketë qenë në rrezik serioz. Reagimi i shpejtë i pastrueses po konsiderohet si veprim heroik që shmangu një tr*gjedi.
