Rrugëtimi i Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian ka qenë një nga zhvillimet më të rëndësishme të dekadës së fundit.
Tashmë, të qëndrosh i lidhur gjatë udhëtimeve në Europë bëhet me e lehtë, falë planeve të reja që One Albania prezanton. Këto përfshijnë internet dhe minuta për përdorim në vendet e BE-së. Duke nisur nga sot, 20 maj 2026, klientët do të kenë fleksibilitet dhe liri komunikimi, si brenda vendit, ashtu edhe gjatë udhëtimeve në Europë.
Prezantimi i planeve me njësi komunikimi roaming të përfshirë është një hap konkret, që reflekton se si investimet e sektorit privat po afrojnë lidhjen e rajonit me Europën, duke sjellë standardet europiane të komunikimit më pranë përdoruesve.
Planet e reja janë krijuar për përdoruesit që kanë nevojë për lidhje të qëndrueshme dhe komunikim të thjeshtë gjatë udhëtimeve. Abonentët që vizitojnë vendet e Bashkimit Europian do të mund të përdorin internetin dhe minutat e përfshira në planet e tyre pa aktivizime shtesë apo kosto ekstra. Mjafton që ata të aktivizojnë roaming-un në telefonat e tyre dhe përfitimet e planit do të aktivizohen automatikisht. Përmes kësaj nisme, One Albania vijon të investojë në infrastrukturë moderne, duke afruar Shqipërinë edhe më shumë me eksperiencën digjitale europiane, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
