Cmєnduri ne Lushnje, dy te rinjte i th*єjnë k*fkën me gurë shurdh-mєmecit, arsyeja e rende

Një ngjarje e rëndë mësohet të ketë ndodhur pak ditë më parë në qytetin e vogël të Lushnjës. Sipas asaj që JOQ raporton, bëhet me dije se mbrëmjen e së enjtes, më 20 mars 2025, rreth orës 21:00 dy të rinj kanë dhunuar barbarisht një 44-vjeçar, pjesë e komunitetit të personave me aftësi të kufizuara.

Shtetasi i identifikuar si Fabjol Hysi, i cili as nuk dëgjon dhe as nuk flet, është sulmuar brutalisht nga dy të rinjtë, Enea Korreshi, 17 vjeç dhe Irdi Nasufi, 20 vjeç.

Referuar dëshmisë të siguruar nga JOQ mësohet se dy të rinjtë fillimisht e kanë trembur 44-vjeçarin, teksa ky i fundit është detyruar që të ndryshojë rrugën për t’i shmangur.

Mirëpo, ata nuk janë ndalur me kaq dhe kanë filluar ta godasin me grushta Fabjol Hysin. Situata ka përshkallëzuar ku thuhet se në vijim ka qenë 20-vjeçari ai i cili e ka goditur me një gur në kokë 44-vjeçarin, duke i shkaktuar dëmtime të rënda.

Si pasojë ai ka pësuar fraktura në kafkë dhe hemorragji në tru, ndërsa aktualisht ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë në luftë për jetën.

Duke qenë se Fabjol Hysi e ka të pamundur të dëgjojë dhe të flasë, ai është ndjerë i pafuqishëm para dy të rinjve dhe nuk ka mundur dot që të kërkojë ndihmë.

Fatmirësisht, kamerat e sigurisë së bizneseve pranë vendngjarjes kanë dokumentuar sulmin, duke ndihmuar në identifikimin dhe arrestimin e autorëve.

*Sakaq, vlen të theksohet se lidhur me këtë ngjarje deri më tani nuk ka një reagim nga Policia e Shtetit dhe të gjitha informacionet e mësipërme janë siguruar në rrugë jozyrtare nga JOQ.

“Ata fillimisht e kan trembur , dhe ai ka devijuar rruge duke i shmangur, por ata e grushtuan , dhe te mos mjaftonte kjo Irdi Nasufi i gjuan me gur ne koke duke i shkaktuar deme serioze qe kan ven ne rrezik jeten e tije, duke i thyer kafken dhe duke shkaktuar hemorragji ne tru. Aktualisht ai esht duke luftuar per jeten tek trauma.

Dhe duke qen person qe nuk degjon e nuk flet ai ska pasur mundesi te kerkoj ndihme . Djemt jan arrestuar pasi kamerat e bizneseve perreth kan filmuar dhe jan identifikuar , dhe me i dhimbshem eshte fakti se po perpiqen te fshehin ngjarjen duke mos e publikuar ne asnje medja kete tentativ per vrasje.”, thuhet në mesazhin që ka ardhur pranë redaksisë së JOQ.

Related Posts

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…

Balla përpIaset me Mediun: “Vr*sës, ke vr*rë 26 veta, mos më hajde këtu fare!”

Seanca e sotme parlamentare është shoqëruar me debate mes mazhorancës dhe opozitës në lidhje me deklaratat e ambasadës amerikane se “Shqipëria është e kërcënuar nga Irani”. Balla,…

Gazetarja zbulon se është në lidhje me Ministrin e Brendshëm!

Qeveria e krahut të djathtë e Italisë përballet me një polemikë të re pasi një gazetare zbuloi se ajo është në një marrëdhënie personale me ministrin e…

SuImet ndaj Mirit, Landi shpërthen pas Prime-t (Foto)

Situatat e fundit dhe debatet e forta që kanë përfshirë Mirin brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania 5” kanë sjellë një valë reagimesh nga rrethi i…

Dukesh më i ri/më e re? Ja pse shpirtërisht rrezatoni rini

Shumë njerëz ndonjëherë komentojnë: “Duken shumë të rinj!” Ky nuk është vetëm efekt gjenetik ose i kremit; sipas traditave shpirtërore dhe astrologjisë, kjo lidhet me energjinë e…

Nga berberët dhe parukieret te mjekët e infermierët, TATIMET vendosin paga referencë për 39 profesione: Kujdes me deklarimin!

Beteja ndaj evazionit fiskal duket se ka vënë sërish në lëvizje qeverinë. Në shënjestër janë profesionet e lira, të vetëpunësuarit të cilët deklarojnë pagë minimale. Për të…