Gjatë një kontrolli për sende të ndaluara në burgun e Durrësit, janë gjetur dhe sekuestruar një telefon celular dhe dy USB.

“I burgosuri me ‘Iphone’ poshtë jastëkut!”/“I burgosuri me ‘Iphone’ poshtë jastëkut!”/

Sipas autoriteteve, gjatë kontrollit në godinën “A”, në dhomën ku qëndrojnë disa të paraburgosur, është gjetur një aparat celular i tipit “iPhone” poshtë jastëkut të të paraburgosurit E.C., i cili ka pranuar pronësinë e pajisjes.

Po në të njëjtën godinë janë gjetur edhe dy USB, të cilat janë sekuestruar si sende të ndaluara.

Për rastin është hartuar dokumentacioni përkatës dhe materialet i janë referuar autoriteteve për veprime të mëtejshme ligjore.