Një ngjarje tragjike ka ndodhur së fundmi qytetin e Cadimare-s në Itali ku një i ri shqiptar ka ndërruar jetë teksa notonte në ujërat e Gjirit të Poetëve.
Ndërsa bëhet me dije se viktima është identifikuar si Ambler Xhoecuka,të cilit i pushoi zemra vetëm para pak javësh përpara se të festonte 23-vjetorin.
Mediat italiane raportojnë se i riu kishte vendosur të notonte për herë të parë në këtë sezon turistik, pa e ditur që ishte dita e tij e fundit.
Ai la rrobat pranë bregut dhe u hodh në det, por vetëm pak minuta më vonë pësoi një kolaps brenda në ujë.
Një grua që po kalonte pranë zonës ajo që vuri re trupin e pajetë duke lundruar rreth 50 metra larg bregut dhe bërtiti sapo vuri re viktimën. Në atë moment dy të rinj u hodhën menjëherë në ujë pa hezituar dhe arritën ta nxirrnin të riun në breg.
Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, dyshohet se i riu është ndjerë keq papritur për shkak të një mbingarkese fizike gjatë notit në ujërat ende të ftohta të gjirit italian, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
