Shqipëria po përjeton ritmet më të larta të tkurrjes së popullsisë në Europë. Sipas të dhënave të fundit të Eurostat, gjatë vitit 2024 vendi humbi rreth 12 banorë për çdo 1000 banorë si pasojë e emigrimit neto, që përkthehet në afro 29 mijë persona të larguar brenda vetëm një viti.
Ndërsa shumica e vendeve të Bashkimit Europian shfaqin rritje pozitive të popullsisë falë migrimit dhe politikave mbështetëse, Shqipëria po përballet me një kombinim alarmant të emigrimit masiv dhe rënies së lindshmërisë. Ekspertët paralajmërojnë se vendi po hyn në një krizë të thellë demografike, ku çdo vit humbet popullsinë e një qyteti të tërë si Lezha apo Kavaja.
Raporti thekson se vende si Polonia, Estonia apo Kroacia arritën ta frenojnë emigrimin përmes rritjes së pagave, investimeve dhe politikave për familjet e reja, ndërsa Shqipëria ende nuk po krijon arsyet që qytetarët të qëndrojnë apo të rikthehen
