Ish-aktori i spektaklit “Portokalli”, Rezart Veleshnja, është marrë i pandehur nga Prokuroria e Durrësit për veprën penale të “Mashtrimit”. Sipas hetimeve, Veleshnja dyshohet se ka marrë në mirëbesim automjetin e një mikut të tij me inicialet Y.T dhe më pas e ka shitur për rreth 2 milionë lekë të vjetra.

Çështja penale me Nr. 2463 tashmë ndodhet në Gjykatën e Durrësit, ku seanca e radhës është caktuar të zhvillohet më 30 qershor 2026.
Sipas gazetarit Elton Qyno, policia dhe prokuroria e Durrësit kishin urdhëruar arrestimin e Veleshnjës që në dhjetor të vitit 2024, por pas daljes para gjykatës, ndaj tij u vendos masa e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Hetimet kanë ngritur dyshime se aktori ka kryer veprime mashtruese ndaj mikut të tij, ndërsa dosja tashmë po shqyrtohet nga gjyqtari Rexhep Bekteshi, i cili pritet të japë një vendim përfundimtar në javët në vijim.

Ndërkohë, vetë Veleshnja ka reaguar publikisht lidhur me akuzat, duke pretenduar se automjeti në fjalë kishte humbur dhe se ai vetëm e kishte përdorur. Në një postim në rrjetet sociale, ish-aktori i “Portokallisë” deklaroi se sot është zbuluar edhe personi që e kishte pasur makinën, duke mohuar kështu pretendimet se e ka shitur atë përmes mashtrimit,