Ish-diplomati dhe analisti i njohur, Robert Papa në emisionin “Fokus TV” ka zbardhur të pathënat e bujshme rreth Eric Wendt, i nominuar nga administratat Trump për ambasador të SHBA-së në Shqipëri, i cili është një ish-gjeneral me tre yje që pritet të tronditë skenën politike në Tiranë. Në analizën e tij, z. Papa deklaroi prerë se ky ushtarak i lartë do të ndjekë me përpikëri linjën pragmatiste të Sekretarit të Shtetit, Marco Rubio, ku primare do të jenë interesat
kombëtare dhe siguria e Amerikës. Pikërisht ky profil i prerë dhe i pakorruptueshëm ushtarak ka futur në ankth elitën politike në Tiranë, e cila nuk po e pret aspak me gëzim ardhjen e tij. Sipas analistit, ambasadori i ri do të ketë nën komandë një strukturë të fuqishme agjencish brenda ambasadës, përfshirë CIA-n, FBI-në dhe DEA-n, për të nisur një luftë pa kompromis kundër trafiqeve ndërkombëtare të drogës. Papa theksoi në “Fokus TV” se grupet kriminale shqiptare që operojnë deri në Amerikën Latine tashmë konsiderohen një kërcënim direkt për jetët e qytetarëve amerikanë. Për më tepër, gjenerali pritet t’i bëjë një
radiografi të ftohtë dhe të rreptë sistemit kriminal-korruptiv në vend, duke mos kursyer as dështimet e SPAK-ut për të goditur majat e pushtetit. Në përfundim, ish-diplomati Papa sqaroi se sapo ky emërim të kalojë vetingun e Senatit, zyrtarët e korruptuar në Shqipëri do të përballen me një realitet të ri e të vështirë, ku diplomacia e buzëqeshjeve merr fund.
PJESË NGA ANALIZA E Z. ROPERT PAPA PËR EMISIONIN “FOKUS TV”:
A do ta rrëzojë Ramën ky ish-gjenerali që pritet të vijë si ambasador?
Nga pyetjet që kam, shumë pyesin që ky ish-gjenerali që do të vijë ambasador në Shqipëri do ta shkatërrojë Ramën, do të përmbysë atë kohën. Ambasadori, qoftë dhe ish-gjeneral, qoftë dhe ish-kapiten, nuk del dot nga shinat e politikave të shefave në Departamentin Amerikan të Shtetit. Departamenti Amerikan i Shtetit nën Rubion ndryshon tërësisht nga Departamenti i Pompeos. Pra, nuk bëjnë deklarata as për zgjedhjet elektorale kudo në botë, nuk bëjnë deklarata për shkelje të demokracisë, por primare kanë interesat financiare ekonomike të Amerikës. Fakt. Por fryma e djathtë e Departamentit, që më së shumti del nga Zëvendëspresidenti amerikan, kudo që shkon do të ndihet edhe në Shqipëri.
Cilat janë pluset dhe minuset e këtij kandidati për ambasador?
Çfarë janë pluset dhe minuset e ish-gjeneralit pensionist që pretendon dhe ëndërron të vijë ambasador? Ka qenë kandidat për ambasador në Katar në vitin 2021, nuk ka kaluar. Uroj që të mos ngjasë përsëri. Procesi i caktimit të një ambasadori është sa i ndërlikuar dhe kërkon shumë lobim. Shqipëria nuk ka qenë kurrë vend me një ambasadë të nivelit të lartë ku të ketë pasur emërim politik. Ka dy emërime: emërimet e Yuri Kim e kompanisë, pra diplomatë karriere të cilët hipin me grada brenda Departamentit, dhe ato që quhen emërime politike, pra nominime që bëhen nga Presidenti nga njerëz që nuk kanë asnjë lloj njohurie nga diplomacia. Por kryesisht janë donatorë me miliona dollarë gjatë fushatave dhe Presidenti i shpërblen; shpesh mund të marrë ndonjë ish-senator, ndonjë ish-guvernator, pra figurë politike, duke e shpërblyer me postin e ambasadorit. Newt Gingrich, për shembull, ka qenë Speaker i Kongresit, mbështetës i madh i Trump. Gruaja e tij emërohet ambasadore në Zvicër. Natyrisht është një lloj lobimi, por shumica e emërimeve politike vijnë nga donacionet me miliona dollarë. Ka pasur një lloj përqindjeje, jo më shumë se 10 deri në 20% të jenë emërime politike, 80% të jenë nga diplomatët e karrierës. Trump e ka shkatërruar këtë. Ndaj përfitoi Shqipëria duke pasur një emërim të cilin mund ta konsiderojmë politik me një ish-gjeneral me tre yje.
Si po ecën procesi i përzgjedhjes në administratën e re?
Tek emërimet e karrierës ka një komision me pesë veta. Në krye është Rubio, që kaloi në lista të gjithë kandidatët. Nën demokratët ka pasur rregullat që duhet të ishe transgjinor, të ishe gej, afrikano-amerikan, aziatik, dhe ti përfitoje nga kuotat. Me administratën e Trump kjo nuk ngjet më. Kjo është diçka pozitive. Pra nuk do të ketë në ambasadën e Tiranës dikë që do të përngjante 99.99% me Yuri Kim. Një gjeneral është i pakorruptueshëm, një gjeneral që e njeh karakterin shqiptar. Por gjithkush mund të pyesë: si vajti emri i tij te tryeza e zotit Trump? Se Trump as nuk e njeh kandidatin për ambasador. Më fal, në qoftë se do të kishte një potencë të madhe një ish-gjeneral, Trumpi mund ta ngrinte në detyra siç ka pasur shefin e kabinetit ish-gjeneral, siç mori shefin e Pentagonit ish-gjeneral. Por që të kalosh në administratë publike, duhet të kalosh në një lloj vetingu dhe ai ka pasur dhe interesime financiare. Ambasadorin kandidat për në Shqipëri, se figurë politike nuk është. Në qoftë se janë ato grupe që e mbështetën dhe e donin ambasador në Katar, për mua më lë një dozë moskënaqësie sepse e di mirë se kush janë ata njerëz afër Trump që kanë interesa në Katar. por në një kohë që Amerikës i mungojnë 90 ambasadorë nëpër ambasada kudo në botë dhe fakti që Ballkani thuajse nuk ka ambasadorë: Maqedonia, Bullgaria, Mali i Zi, Kosova, Serbia, Shqipëria. Ndërkohë që në Greqi dërgoi atë që quhet “Margarita Girl”, skandaloze, por një emërim që duket që ka mbështetjen e familjarëve Trump për ta larguar ish-të fejuarën e djalit sa më larg nga Donald Junior, i cili ka një dashuri të çuditshme për Serbinë. Në qoftë se do të ishte Donald Junior, do ta dërgonte në Serbi gjeneralin. Megjithatë, nga hearing-u që dëgjova, nuk më krijoi një përshtypje të një fjalori elokuent intelektual, në qoftë se e krahasoj me kandidatin e fundit, Kostelancik, brilant në hearing, diplomat klasi, por që nuk kaloi sepse u bllokuan nominimet në bllok. Dhe ai ka kaluar në një NGO dhe kishte një shkrim të shkëlqyer analitik, duke i bërë një radiografi sistemit kriminal të Ramës. Fatkeqësi që ai nuk kaloi si ambasador.
A mund të korruptohet një ushtarak dhe si e sheh ai SPAK-un?
Mendoj se një ish-gjeneral, një ushtarak nuk korruptohet, por ka pasur dhe të korruptuar afër Trumpit, si Michael Flynn, gjeneral që e solli këshilltar të sigurisë kombëtare, tani po merr miliona dollarë si dëmshpërblim por nuk guxoi ta fuste prapë. Duke pasur Shqipëria një ambasador në Ballkan tregon që ne jemi vendi me më shumë rëndësi për amerikanët. Ky është lajmi i mirë. Tani ti kur merr një nominim nuk ke akses të plotë tek dosjet e Departamentit Amerikan të Shtetit derisa të kalojë votimi në Senat. Por ai, siç ndodh në procedurë, dhe këtë e kam nga përvoja ime si ish-diplomat, do të ketë kontaktuar me dy-tre ambasadorë amerikanë në Shqipëri dhe nga përgjigjet që dha, mua më duket më shumë gjuha e Yuri Kim. Sepse ai tha “kam lexuar për SPAK-un”. Ku ke lexuar për SPAK-un zotëri? Sepse në median amerikane nuk ke çfarë lexon për SPAK-un, në qoftë se nuk ke parë dosjet në Departamentin Amerikan të Shtetit. E fundit e mohikanëve aty ka qenë Yuri Kim. Ne e dimë të gjithë që SPAK-u është krijuar nga amerikanët dhe mbështetet haptas nga amerikanët. Kjo nuk ka diskutim. Por si nuk ka diskutim që prokurorët që janë në SPAK janë me njollë? Janë me njollë. Ka prokurorë nga koha e komunizmit, ka prokurorë që nuk e kanë klasin siç duhet dhe personi që ka ardhur tani fle, nuk ka arrestuar kënd. Dosjet janë mal. Ka njerëz të FBI-së, as nuk diskutohet. Nuk mund të thuash SPAK-u është i pavarur dhe apolitik kur ka dështuar me Ballukun dhe ku nuk kërkon arrestimin e familjarëve të Ramës dhe Ramës së vetë. Gjenerali, në qoftë se do të votohet, do t’i shikojë këto. Mos ngatërroni diçka: ai kërkon që Amerika të bëhet më e sigurtë. Pra, nëse Shqipëria cenon sigurinë amerikane, do të mbështesë luftën ndaj korrupsionit legal dhe ekonomik, tha ai, dhe luftën transnacionale kundër trafiqeve të drogës, trafiqet e Amerikës Latine, ku grupet shqiptare indirekt janë shkaktarë të vdekjeve të amerikanëve pikërisht nga këto droga. Por nuk tha do të luftojë trafiqet në Shqipëri, e ka për sigurinë e Amerikës. Natyrisht që kjo na ndihmon.
Cila është struktura e ambasadës dhe çfarë pritet nga një ushtarak?
Personi e di që në ambasadën në Tiranë është shefi i stacionit, personi që është njësoj si këshilltar i sigurisë kombëtare, CIA dhe FBI, ka dhe përfaqësues të DEA-s. Me një ushtarak do të jetë shumë herë më pozitive dhe duket që politikanët shqiptarë nuk janë shumë të gëzuar që na vjen një ish-ushtarak. Natyrisht që ata që ia kanë sugjeruar Presidentit Trump mund të kenë parë dhe interesat financiare sepse ai tha që do të krijojë kushte për investitorët amerikanë të kenë lehtësira në infrastrukturë, energji dhe inteligjencën artificiale. Nuk e di nga e gjeti këtë ish-gjenerali, kush ia ka thënë, se nuk ka ndonjë bum. Në qoftë se ndonjë inteligjencë artificiale shkon në Kroaci ku u investuan 50 miliardë dollarë nga amerikanët, por dhe atje ende nuk ka ambasador. Ky është problemi i administratës Trump, në kaos ende. Departamenti Amerikan i Shtetit nuk kishte numrin katër, këshilltar ligjor, i cili u fut në paketë me ambasadorin tonë. Nuk ka ende drejtor për Byronë EUR, ai që duhet të jetë shefi i gjeneralit. Urdhrat vijnë nga Departamenti,
