Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një fëmije 7-vjeçar është regjistruar mëngjesin e sotëm në fshatin Mengël të Elbasanit. Sipas informacioneve paraprake, i mituri është përplasur nga një automjet pranë shkollës ku studionte, duke humbur jetën si pasojë e plagëve të marra.

Burime nga policia bëjnë me dije se automjeti drejtohej nga shtetasi P. B., 61 vjeç, i identifikuar si regjisori dhe producenti Petri Bozo, djali i Luljeta Bozos, inxhiniere, pedagode dhe ish-deputete socialiste.

Pas ngjarjes, ai është shoqëruar në ambientet e komisariatit për veprime të mëtejshme dhe për të dhënë shpjegime lidhur me aksidentin.

Sipas njoftimit paraprak të policisë, aksidenti ndodhi rreth orës 08:00 në aksin rrugor “Elbasan-Librazhd”.

Grupi hetimor dhe ekspertët ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve që çuan në këtë ngjarje tragjike