Në seancën e 20 majit në Gjykatën Kushtetuese kryebashkiaku i izoluar prej shkurtit 2025 pretendoi se i është cenuar liria individuale dhe se duke qenë kryetar i Bashkisë, cenimi i lirisë është e dyfishtë pasi nuk mund të ushtrojë detyrën.
Po sipas tij, masa nuk është proporcionale, gjykatat e tre shkallëve nuk kanë analizuar ai duhet kriteret e vendosjes së masës së sigurimit dhe se i janë cenuar të drejtat e një procesi të rregullt ligjor.
Battle Ends With One Brutal Bite
Zestradar
Përkundër këtij qëndrimi, SPAK pretendon në Kushtetuese se gjykatat më të ulëta kanë vlerësuar se ekziston dyshimi i arsyeshëm dhe se masa është proporcionale.
Sipas Strukturës së Posaçme, duke qenë në detyrë, Veliaj mund të dikojë tek dëshmitarët dhe tek bashkëpunëtori i drejtësisë. Për SPAK, vendimet gjyqësore ndaj masës së sigurisë së Veliajt, janë konform Konventës së të Drejtave të Njeriut dhe të Kushtetutës.
Po ashtu, kryebashkiaku i Tiranës është në pritje edhe të një vendimi tjetër më 28 maj nga Gjykata e Lartë, ku ai ka kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë “arrest me burg” dhe zëvendësimin e saj me një masë më të lehtë sigurie.
Ndërkohë, vlen të theksohet se disa ditë më parë Gjykata e Lartë rishikoi vendimet për masat e arrestit. Ky vendim çoi në lirimin nga masat e sigurisë të ish-drejtoreshës së AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, ndërsa pritet që GJL të marrë një vendim edhe për Veliajn, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
