Janë zbardhur emrat e parë të personave të arrestuar në kuadër të megaoperacionit kundër ndërtimeve pa leje në zonën bregdetare të Sarandës dhe Ksamilit, ku në fokus të hetimit janë efektivë policie, biznesmenë, ndërtues dhe zyrtarë lokalë.

Burime pranë hetimit bëjnë me dije se deri tani në pranga kanë rënë Kristofor Shkrepa, me detyrë specialist policie në zonën e Ksamilit, si edhe biznesmeni Alqi Papa, pronar i hotel “Oasis” në Sarandë.

Ndërkohë, ndaj Kastriot Satkës është caktuar masa e sigurisë “arrest në burg”, ndërsa masa sigurie janë vendosur edhe për biznesmenët Arjola Dhrami dhe Xhaferr Bajo.

Sipas hetimeve paraprake, emrat e tyre lidhen me një objekt ndërtimi për të cilin më herët u arrestuan katër efektivë të Policisë së Shtetit, mes tyre edhe ish-shefi i Policisë së Sarandës, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE