Një ngjarje tr*gjike ka tr*nditur Parisin gjatë natës mes së hënës dhe së martës, ku një adoleshent 16-vjeçar dyshohet se vrau vëllain e tij 14-vjeçar dhe pIagosi rëndë nënën e tyre brenda apartamentit të tyre në kryeqytetin francez.

Sipas mediave franceze, i mituri u paraqit vetë rreth orës 03:00 të mëngjesit në komisariatin e policisë, me duart e mbuluara me gj*k, duke deklaruar para efektivëve se kishte vr*rë nënën dhe vëllain e tij. Menjëherë pas dëshmisë së tij, policia dhe ekipet e emergjencës u nisën drejt apartamentit familjar.

Kur hynë në banesë, autoritetet gjetën trupin e pajetë të 14-vjeçarit të shtrirë në krevat, me pl*gë të shumta në zonën e fytit. Mjekët konfirmuan vd*kjen e tij në vendngjarje. Në një dhomë tjetër u gjet nëna 54-vjeçare, e plagosur rëndë në kokë. Sipas hetuesve, gruaja kishte pësuar trauma të rënda në kafkë dhe u transportua me urgjencë në spital pasi iu bë reanimim k*rdiak. Gjendja e saj mbetet kr*tike dhe jeta vazhdon të jetë në rr*zik.

Hetuesit zbuluan në vaskën e banjës një thikë dhe një çekiç, të cilat dyshohet se janë përdorur gjatë suImit.

Prokuroria e Parisit ka hapur hetim për “vr*sje të qëllimshme ndaj një të mituri nën 15 vjeç” dhe “tentativë vr*sjeje ndaj prindit”. Çështja i është besuar brigadës për mbrojtjen e të miturve.

Sipas burimeve policore, 16-vjeçari mund të ketë probleme psikologjike ose psikiatrike, pistë që po hetohet nga autoritetet franceze. Mediat raportojnë gjithashtu se ai kishte përfituar më herët status të njohur të aftësisë së kufizuar.