Kasti i aktorëve të emisionit të humorit “Portokalli” në Top Channel ka ironizuar një nga ngjarjet më të diskutuara të spektaklit “Ferma VIP”, duke rikrijuar përplasjen virale mes moderatores Arbana Osmani dhe ish-konkurrentes Fabiola Elezaj.
Përmes një skeçi në një nga episodet e fundit, aktorët kanë sjellë në vëmendje batutat dhe reagimet që bënë xhiron e rrjetit javë më parë.
Ngjarja origjinale mori vëmendje të madhe kur Fabiola iu drejtua Arbanës gjatë transmetimit direkt me fjalën “kuçkë”. Pas këtij momenti, moderatorja zgjodhi t’i përgjigjej situatës me një deklaratë specifike para kamerës, duke u shprehur se nuk ka rëndësi se çfarë të thonë njerëzit, por mënyra se si zgjedh të reagoni pasi ta kanë thënë.
Në skenën e improvizuar në “Portokalli”, Jul Deda dhe Visjan Ukcenaj kanë luajtur pikërisht me këtë dinamikë. Gjatë dialogut, teksa Juli po bëhej gati të lëshonte fyerjen, “se ti je kokrra e [k*rvës]“, Visjani ka ndërhyrë duke i kërkuar të mos përdorë sharje të vjetra, por diçka më aktuale që po bën zhurmë më shumë në rrjet.
Në atë moment, Juli ka ndryshuar fyerjen në: “Se ti, kokrra e kuçkës je”.
Skeçi është përmbyllur me ironizimin e hapur të reagimit të Arbanës. Visjan Ukcenaj ka përsëritur fjalë për fjalë shprehjen e saj mbrojtëse, duke e mbyllur me një batutë përzierjeje mes moderatordëve: “Naten e mirë dhe… u jo këtë e ka thënë Ledioni. Jemi emision tjetër ne, nuk jemi si ata”.
Kjo fjali ka thumbuar njëkohësisht edhe deklaratën e mëparshme të vetë Arbanës drejtuar ish-konkurrentit Akili, të cilit i kujtonte se ky ishte një televizion tjetër nga ai i “Big Brother VIP Albania”,
