Prej javësh në rrjet po qarkullonin aludime se marrëdhënia mes Selin dhe Gimbos kishte marrë fund dhe se ata po qëndronin bashkë vetëm për “show”. Por duket se çifti ka vendosur t’u japë fund zërave me një foto familjare që ka surprizuar ndjekësit.
Me rastin e festës së Kurban Bajramit, Selin dhe Gimbo janë shfaqur së bashku në një ambient familjar, të rrethuar nga 4 motrat e Gimbos dhe mamaja e tij. Atmosfera e ngrohtë dhe buzëqeshjet e tyre kanë bërë që shumë ndjekës të besojnë se mes tyre gjithçka vazhdon të shkojë mirë.
Fotoja është shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale, ndërsa komentet kanë qenë të shumta: “Pra nuk qenkan ndarë?”, “Kjo foto tha gjithçka” dhe “Familje e bashkuar”.
Mesa duket, çifti ka zgjedhur që në ditën e festës të japë edhe një mesazh të fortë për publikun, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE

