Instituti i Gjeoshkencave ka ndarënnjë parashikim lidhur me kushtet e motit për pasditen e sotme dhe të enjten.

Sipas të dhënave nga IGJEUM, mesjava parashikohet me reshje të dobëta lokale dhe ndryshime te lehta temperaturash.

Po ashtu, për këto dy ditë parashikohet edhe erë e fortë në zonat bregdetare dhe ato malore.

Reshjet:

Sot pasdite, e mërkurë, datë 27 dhe nesër, e enjte, datë 28, priten reshje lokalisht të dobëta (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Temperatura:

Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 19 / 31 °C

në vendet e ulëta: 17 / 32 °C

në vendet malore: 14 / 26 °C

Era:

Sot pasdite dhe nesër, era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa për momente deri e fortë në bregdet dhe në vendet malore.