La Repubblica i ka kushtuar një artikull ngjarjes ku mbeti i vr*rë parukieri 26-vjeçar Francesco Diviesti. Prokuroria e Barit ka rindërtuar ngjarjen e rëndë të vr*sjes së parukierit 26-vjeçar Francesco Diviesti si një ekzekutim mafioz të paramenduar, të organizuar nga grupi kriminal i udhëhequr nga shqiptari Igli Kamberi.
Hetuesit e DIA-s dhe policisë së Andria-s kanë dokumentuar se konflikti nisi nga një borxh prej 500 eurosh për drogë, ku pas kthimit të një makine me qira, viktima kishte ende 300 euro pa paguar. Kundërshtimi i tij për kilometrazhin e bërë u interpretua nga Kamberi si një fyerje e pafalshme ndaj autoritetit të “shefit”.
Sipas prokurorëve Daniela Chimienti, Ettore Cardinali dhe Vito Valerio, Diviesti u rrëmbye me forcë nga Barletta dhe u dërgua në një gurore mes Minervino-s dhe Canosa-s, ku u ekzekutua me pesë plumba nga dy armë, më pas trupi iu dogj.
Gjykatësi Giuseppe De Salvatore e cilësoi krimin si të paramenduar dhe të kryer me metoda mafioze. Koordinatori i DDA-së, Giuseppe Gatti, e përshkroi aktin si “fyerje ndaj kujtimit të tij” dhe paralajmërim për komunitetin.
Hetimet zbuluan se mizoria e ekzekutimit kishte për qëllim të shërbente si mesazh frikësues për të tjerët, përfshirë edhe mikun e Diviestit, i cili shpëtoi vetëm sepse u arrestua më 25 prill për armëmbajtje.
Prokuroria ka evidentuar se grupi i Kamberit kishte ngritur një strukturë të qëndrueshme në Barletta, duke dominuar trafikun e drogës dhe duke dërguar fitimet milionëshe në Shqipëri për pastrim.
Në dy operacione të DIA-s u sekuestruan shuma të mëdha parash, ndërsa hetimi është shtrirë edhe në Shqipëri me dhjetë masa sigurie të ekzekutuara në bashkëpunim me Prokurorinë e Posaçme të Tiranës.
Nëna e Francesco Diviestit, Maria Marzocca, ka folur për humbjen e djalit të saj, duke theksuar se ai nuk kishte asnjë lidhje me botën e mafies.
“Djali im nuk kishte asnjë lidhje me ta. Kishte një rreth njohjesh që nuk më pëlqente, kemi debatuar për këtë,” ka rrëfyer ajo.
Pas vr*sjes, ajo vendosi të bashkëpunojë me hetuesit pavarësisht frikës:
“Kishim frikë, sepse këta janë njerëz të rrezikshëm, por nuk mund të ndalesha, ma kanë shqyer lëkurën dhe zemrën.”
Për nënën, krimi ishte një tronditje e papërballueshme, pasi djali i saj “ndoshta nuk e dinte me kë kishte të bënte” dhe nuk e kuptonte përmasën e rrezikut, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
