Një aksident rrugor është regjistruar në zonën e Kënallës, në Shëngjin, ku janë përfshirë dy automjete.

Sipas informacioneve paraprake, në përplasje janë përfshirë një automjet tip “Audi”, i drejtuar nga shtetasi Alert Lleshi, dhe një tjetër mjet me drejtues Arben Lazri, ku ndodhej edhe pasagjere Marsela Pjetri.

Si pasojë e aksidentit, tre persona kanë mbetur të lënduar dhe janë transportuar në spital për kontroll dhe ndihmë mjekësore. Burime mjekësore bëjnë me dije se ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila po kryen veprimet hetimore për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit,