Një fotografi e shpërndarë së fundmi në rrjetet sociale ka ndezur rrjetin, e cila ka të bëjë me jetën private të Mimoza Ahmetit.
Në imazhin në fjalë, poetja shihet e shoqëruar nga një djalë i ri, çka ka mjaftuar që ndjekësit në komente të aludojnë se bëhet fjalë për Leon, personazhin e përfolur shpesh gjatë qëndrimit të saj në garë.
Deri më tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar apo deklaratë nga rrethi i afërt i autores që vërteton identitetin e personit në foto apo natyrën e marrëdhënies mes tyre.
Emri i Leos është përmendur disa herë nga vetë Mimoza gjatë debateve dhe bisedave ditore në fermë, gjë që ka rritur kureshtjen e publikut, por pa dhënë detaje konkrete.

Ndjekësit në platformat sociale mbeten të ndarë në qëndrimet e tyre, ku një pjesë e konsideron imazhin si zbulim të partnerit, ndërsa të tjerë theksojnë se mund të jetë thjesht një mik apo bashkëpunëtor i saj.
Detajet rreth këtij raporti pritet të sqarohen vetëm pas përfundimit të rrugëtimit televiziv të poetes, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
