Kryesocialisti dhe kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të enjte një takim masiv me socialistë të Qarkut Korçë, me rastin e 35-vjetorit të Partisë Socialiste.
Kreu i qeverisë vuri në pah ndryshimin epokal të 26 majit ’96 me 26 majin e vitit 2026, kur Shqipëria sot është më afër anëtarësimit në Bashkimin Europian se kurrë më parë.
“Dua ta lidh këtë 26 maj me 26 majin e shumë pak ditëve më parë, ku PS e ngjiti Shqipërinë edhe një majë më lart në rrugën drejt majës që faktikisht është
amaneti që kemi ndaj të parëve tanë, është borxhi që u kemi fëmijëve tanë; maja ku gjendet shtëpia e Europës së Bashkuar, ku pa diskutim do të vendosim me respekt flamurin kuqezi të Ismail Qemalit dhe Gjergj Kastriotit“, tha Rama, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
