Këngëtarja Soni Malaj ka ndarë një dëshmi të trishtë dhe prekëse me publikun përgjatë një bisede brenda Fermës VIP. Ajo ka rrëfeu periudhën më të vështirë të fëmijërisë së saj, sëmundjen që e “nënshtroi” duke e lënë për pak kohë të paralizuar.

Këngëtarja tregoi se gjithçka nisi kur ishte vetëm 7 ose 8 vjeçe dhe jetonte në Tropojë. Ajo u diagnostikua me një formë të rëndë reumatizma, që i shkaktonte dhimbje të forta dhe e kishte bërë të pamundur ecjen.

“Kam qenë e paralizuar e vogël. Ka qenë një reumatizëm i shkallës së lartë, arsyen se pse nuk e di. Nuk ecja dot deri në shkollë fillore”, u shpreh Soni.

Ajo tregoi se pasi mori trajtimet mjekësore, kishte nisur të ndiente përmirësim por pas një udhëtimi me familjen në Vlabonë, situata u përkeqësua sërish.

Soni tregoi se pasi futi këmbët në ujë të ftohtë, siç i ishte sugjeruar, problemet iu rikthyen menjëherë dhe mbeti sërish në vend pa mundur të ecte.

”Ikëm në Valbonë, që iknim në fundjavë, futa këmbët në ujë të ftohtë dhe u paralizova direkt”, tha ajo.

Soni kujtoi edhe sakrificat e vazhdueshme të prindërve dhe të afërmve që i qëndruan pranë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE