Një shprehje thotë: “Më mirë vetëm se me njeriun e gabuar”. Femrat zakonisht përpara se të vendosin të martohen me dikë, duhet të mendohen mirë dhe ta njohin partnerin e tyre. Divorcet ndodhin sepse femrat zgjedhin mashkullin e gabuar për të kaluar jetën. Vërtet themi se meshkujt perfekt nuk ekzistojnë por vajzat duhet të bëjnë një zgjedhje që të mos pendohen.

Më poshtë do të gjeni 10 tipet e meshkujve që duhet të shmangni kur jeni duke kërkuar për martesë.

1.Jobesimtarët:
Në qoftë se ju jeni një besimtare duhet të shmangni partnerët jo besimtar sepse ata do të kenë mjaft ndikim te ju dhe feja mund të bëhet një pengesë nga ana e tyre.

2.Gënjeshtarët:
Martesa duhet të krijohet mbi bazën e besimit. Në qoftë se partneri juaj ju mban sekrete apo ju gënjen për të mbuluar gjurmët, atëherë hiqni dorë prej tij.

3.Playboy:
Meshkujt e bukur tërheqin shumë vajza, por një Playboy nuk do të ishte zgjedhje e mirë sepse nga ai mund të presësh çdo gjë. Madje ai mund të flejë me dikë tjetër edhe një ditë para dasmës tuaj.

4.Njerëzit e lodhur nga jeta:
Në qoftë se partneri juaj nuk ka një qëllim të caktuar për jetën e tij por vetëm ankohet atëherë nuk është asgjë më shumë se një parazit, largohuni sa jeni në kohë.

5.Të varur pas alkoolit ose drogës:
Në qoftë se partneri juaj është i varur nga droga ose alkooli dhe nuk pranon të heq dorë prej saj, jeni ju ajo që duhet të hiqni dorë prej tij.

6.Të paqëndrueshmit:
Në qoftë se ata bëjnë ndryshime të mëdha në jetën e tyre dhe nuk kanë një jetë të stabilizuar do të thotë që nuk janë të vendosur për atë që duan.

7.Narcistët:
Në qoftë se partneri juaj është i magjepsur pas paraqitjes së tij ai nuk do të jetë në gjendje të sakrifikojë për ju.

8.Abuzuesit:
Meshkujt me tendenca abuzive që nuk mund të kontrollojnë zemërimin e tyre nuk janë aspak për ju. Zgjidhni meshkujt e butë.

9.Të papjekurit:
Meshkujt të cilët janë ende nën ndikimin e nënës dhe nuk janë të aftë të mbijetojnë pa to, janë akoma të papjekur dhe i tremben jetesës vetëm.

10.Fanatikët:
Në qoftë se partneri ka shumë kontroll mbi ju dhe është fanatik, duhet të dini se ka për t’ja u kthyer martesën në një makth.