Operatori i Sistemit të Shpërndarjes dhe veçanërisht stafi i Drejtorisë së Tiranë, janë zgjuar këtë të shtunë me një lajm të trishtë, se kolegu i tyre për më shumë se katër dekada, Lutfi Elezaj, ka ndërruar jetë.

“Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të kolegut tonë, Lufti Elezaj, punonjës i Drejtorisë Rajonale Tiranë. Për rreth 40 vite ai shërbeu me përkushtim si elektriçist, duke u bërë shembull i njeriut punëtor, të ndershëm dhe të sakrificës”, shkruan OSSH.

Operatori i Sistemit të Shpërndarjes nderon punën dhe veprën e tij më fjalët më të merituara, ndërsa stafi i Drejtorisë së Tiranës ka humbur një nga kolegët dhe punonjësit më të mirë.

“Luftiu ishte një bashkëpunëtor i respektuar me kolegët, gjithmonë i gatshëm të ndihmonte dhe të punonte pa u kursyer, ditë e natë. Jeta dhe puna e tij do të mbeten një kujtim i vyer për të gjithë ata që e njohën dhe punuan pranë tij.

Operatori i Sistemit të Shpërndarjes, sidomos stafi i Drejtorisë së Tiranës i shprehin ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe miqve të tij. Pastë dritë shpirti i tij”, përmbyllet mesazhi i ngushëllimi për elektriçistin Lutfi Elezaj, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE