Një moment i tensionuar ka tërhequr vëmendjen gjatë Prime-t të fundit të Ferma VIP, menjëherë pasi Vis Pupa u shpall si banori më i preferuar i publikut.
Ajo që nuk kaloi pa u vënë re ishte reagimi i Mimoza Ahmetit, e cila u duk e rezervuar dhe dukshëm e pakënaqur pas shpalljes së rezultatit.
Situata u bë edhe më interesante kur Arbana Osmani e pyeti drejtpërdrejt nëse ishte e mërzitur dhe pse po qëndronte kaq e heshtur.
Përgjigjja e Mozës habiti jo pak publikun dhe banorët.
Me një ton të prerë, ajo u shpreh se është një person që jep leksione dhe spektakël për publikun, deklaratë që shumë ndjekës e kanë interpretuar si një shenjë pakënaqësie ndaj faktit që nuk u zgjodh ajo si më e preferuara e publikut.
Menjëherë pas këtij momenti, rrjetet sociale janë mbushur me komente dhe diskutime, ku një pjesë e ndjekësve kanë ngritur pikëpyetje mbi mënyrën e përzgjedhjes së favoritit të publikut.
Ndërkohë, të tjerë kanë mbrojtur rezultatin, duke argumentuar se votat e publikut duhet të respektohen pavarësisht preferencave të banorëve.
Deklarata e Mozës ka ndezur debat të fortë online, ndërsa videoja e momentit po shpërndahet masivisht në rrjetet sociale, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
