E ftuar në emisionin “Prive”, Vanesa Sono ka rrëfyer detaje të reja lidhur me kontaktet që ka pasur me produksionin e “Ferma VIP” pas përfundimit të rrugëtimit të saj.
Ajo tregoi se fillimisht ishte kontaktuar nga moderatorja e programit, e cila i kishte kërkuar të merrte pjesë në studio për një përballje televizive:
“Unë kontaktin primar e kam pasur me prezantuesen e programit. Jam ftuar për të pasur një ballafaqim me Klevisën. Nuk e kam parë si diçka, të them të vërtetën, me vend sepse Klevisën unë s’e kam takuar brenda në fermë dhe gjithsecili ka të drejtën që të bëjë lojën e tij aty brenda.”
Pas këtij refuzimi, Vanesa u vu në dijeni edhe për letrën e ndarjes që Indriti kishte lënë për të, por përsëri vendosi të mos ishte prezente në natën e spektaklit:
“Në momentin që unë e kam refuzuar diçka të tillë, qoftë me Klevisën, qoftë me Sarën, më është thënë për ekzistencën e letrës. Nuk kam qenë prezente atë ditë dhe zgjodha të mos jem prezente as ditën e hënë për arsye sepse siç e thashë edhe te postimi im, e kam kuptuar mjaft mirë cila do të ishte përmbajtja e letrës edhe arsyeja se përse unë duhet të isha prezente për leximin e saj. Kështu që vendosa veten time të mos e vendos edhe një herë në një pozitë që nuk do të kishte për mua qoftë edhe një përfitim emocional të mirë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
