Kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllimet e tij për humbjen e ish-volejbollistit dhe trajnerit legjendar të ekipit “Dinamo” dhe Kombëtares shqiptare, Kreshnik Tartari.

Në një mesazh të publikuar në rrjete sociale, Rama e cilësoi atë si një figurë të pazëvendësueshme të sportit shqiptar, duke e përshkruar si

kampion dhe trajner që solli krenari për Shqipërinë në arenën europiane të volejbollit.

Tartari, i lindur më 21 korrik 1943 në Tiranë, u nda nga jeta në moshën 83-vjeçare. Ai i kushtoi mbi pesë dekada sportit, duke zhvilluar një

karrierë të jashtëzakonshme me më shumë se 2 mijë ndeshje zyrtare. Si lojtar, trajner dhe drejtues sportiv, ai la gjurmë në historinë e

volejbollit shqiptar, duke u kthyer në një prej figurave më emblematike të këtij sporti.

“Lamtumirë miku im i dashur. U prehsh në paqe, Kreshnik Tartari, legjendë e sportit shqiptar, kampion dhe prodhues kampionesh që sfiduan me krenari Europën e volejbollit të femrave, kur Europa ishte një planet tjetër”, shkruan Rama, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE