Edhe pse i zhdukur dhe i pagjetur prej më shumë se katër vitesh, Ervis Martinaj, ish-bosi i lojërave të fatit, vazhdon të mbetet në qendër të vëmendjes publike, ndërsa diskutimet dhe skenarët mbi atë që mund t’i ketë ndodhur nuk janë ndalur.
Së fundmi avokati Alban Duraj në një dalje të tij në emisionin “Radar”, ka renditur disa nga hipotezat që qarkullojnë rreth fatit të Martinajt. Sipas tij, për shkak të aktivitetit dhe biznesit të tij, ai ka krijuar një numër të madh armiqsh, çka ka ushqyer dyshimet se mund të jetë eliminuar fizikisht.
Duraj është ndalur edhe te mënyrat e mundshme të zhdukjes, duke iu referuar edhe deklarimeve të familjarëve, të cilët janë të bindur se ai është vrarë dhe më pas është zhdukur pa gjurmë. Sipas tij, në këto skenarë përfshihen metoda të ndryshme që lidhen me përpjekjet për të humbur çdo gjurmë, nga eliminimi i drejtpërdrejtë deri te zhdukja e trupit në mënyra ekstreme.
“Kështu që, përgjithë atë çfarë kanë thënë familjarët, ata janë të bindur që Martinajn e kanë vrarë, e kanë zhdukur. Organizatat kriminale janë zhvilluar shumë. Kjo vjen dhe për shkak të eksperiencës. Edhe pse qendrën e kanë në Shqipëri, ndërkohë që kanë degë në vende të tjera perëndimore më të zhvilluara, Itali, Gjermani, Francë, duke kaluar dhe në Amerikën Latine, ku shqiptarët tashmë nga ekzekutorë që kanë qenë në një organizatë kriminale, tashmë ata kanë mësuar, arritën të rriten në detyrë në këto organizata dhe egoja e shqiptarit është t’i konkurrojë këto organizata ku u rritën. I gjithë mekanizmi si rriteshin njerëzit është mësuar nga këto organizata, duke parë dhe ato të jugut të Italisë dhe mënyra si bëheshin këto ekzekutime kanë qenë vaskat e acidit.
Alternativat që të çojnë, sipas asaj që thonë familjarët, ata janë të bindur, tregon që janë të bindur që atë e kanë vrarë, por mënyra si është realizuar kjo të çon në dyshimin që mund ta kenë çuar në këto vaska ose ta kenë hedhur, pasi e kanë goditur, vrarë ose në gjendje gjysmë të vdekur, dhe ta kenë hedhur në fermë derrash që ta shqyenin derrat. Këto janë metodat që përdorin. Ose mund ta kenë gjymtuar të gjallë, është dhe një filmim, thonë, kur e kanë gjymtuar të gjallë dhe më pas e kanë hedhur në det. Këto janë metodat që përdorin për të humbur gjurmët”, tha Duraj.
Pjese nga fjala e Alban Durajt:
Për shkak të kësaj dinamike shumë të rëndësishme kemi të bëjmë me një person që kërkonte të drejtën e tij ndaj atyre që nuk ishin korrekt ndaj marrëdhënieve që krijonin me të, kur ai u thoshte që unë kam këto kushte kur doni të merrni këtë shumë hua. Përveç biznesit që kishte në lojërat e fatit, kishte dhe biznesin sa i përket fajdeve. Kuptojmë që sipërmarrësit shqiptarë kishin probleme shumë të mëdha me likuiditetin, kjo dhe për shkak të një krize të madhe. Kanë qenë vite të vështira. Në këtë kuptim, periudhës së bizneseve i është dashur likuiditet, bankat nuk jepnin sepse kanë një procedurë strikte si procedohet dhe kujt do t’i jepet një kredi, pra shumica nuk i plotësonin kriteret.
Ndërsa kur vjen puna te një fajdexhi siç ishte Ervis Martinaj, ai prapë binte dakord verbalisht, shumë i ka bërë dhe me shkrim, deklarata noteriale, të ligjshme që i jep. Shuma që përcaktohej nuk ishte shuma reale pasi përcaktohej borxhi bashkë me interesat. Pastaj, po kalonte afati një ditë, fillonin problemet e tjera. Kështu krijoi dhe shumë armiq. Kjo ishte problematika e tij, filloi që të bëhej një njeri i urryer në botën e tij, këta të gjithë u bënë bashkë dhe ai nuk kishte mënyrë tjetër. Kishte aleanca vetëm për çështje interesi. Shumë prej tyre bashkëpunonin me kundërshtarët, luanin me shumë porta dhe shumë prej tyre qëndronin korrekt sa i përket qëndrueshmërisë së tij dhe, duke i humbur këto aleanca, humbi dhe bashkëpunëtorët e tij, besnikët e tij më të ngushtë. Kemi vrasjen e shumë bashkëpunëtorëve të tij, të cilët u eliminuan njëri pas tjetrit dhe Martinaj ngeli vetëm.
Po të shohim dhe filmimin e fundit, do të shohim që ai është i vetëm dhe përfundoi i vetëm. Këto të çojnë te deduksioni që mundet të jetë rrëmbyer ose në trekëndëshin Rinas-Durrës apo Shijak dhe Fushë-Krujë. Ky është ai trekëndëshi i Bermudës që unë doja ta quaja të tillë dhe ai vetë e kishte thënë që nëse kalon në Durrës aty të përpin këneta. Ishte një krahasim që ai bënte lidhur me rrezikshmërinë që kishte banda kriminale në Durrës për shkak dhe të konflikteve që kishte, por dhe aleancave që këto organizata po bënin me një nga rivalët e tij, i cili ka qenë bashkëpunëtor, klani Duka, që ka qenë bashkëpunëtor në biznesin e tij, por më pas u prishën për shkak të mosmarrëveshjeve në sipërmarrje.
Kështu që, përgjithë atë çfarë kanë thënë familjarët, ata janë të bindur që Martinajn e kanë vrarë, e kanë zhdukur. Organizatat kriminale janë zhvilluar shumë. Kjo vjen dhe për shkak të eksperiencës. Edhe pse qendrën e kanë në Shqipëri, ndërkohë që kanë degë në vende të tjera perëndimore më të zhvilluara, Itali, Gjermani, Francë, duke kaluar dhe në Amerikën Latine, ku shqiptarët tashmë nga ekzekutorë që kanë qenë në një organizatë kriminale, tashmë ata kanë mësuar, arritën të rriten në detyrë në këto organizata dhe egoja e shqiptarit është t’i konkurrojë këto organizata ku u rritën. I gjithë mekanizmi si rriteshin njerëzit është mësuar nga këto organizata, duke parë dhe ato të jugut të Italisë dhe mënyra si bëheshin këto ekzekutime kanë qenë vaskat e acidit.
Alternativat që të çojnë, sipas asaj që thonë familjarët, ata janë të bindur, tregon që janë të bindur që atë e kanë vrarë, por mënyra si është realizuar kjo të çon në dyshimin që mund ta kenë çuar në këto vaska ose ta kenë hedhur, pasi e kanë goditur, vrarë ose në gjendje gjysmë të vdekur, dhe ta kenë hedhur në fermë derrash që ta shqyenin derrat. Këto janë metodat që përdorin. Ose mund ta kenë gjymtuar të gjallë, është dhe një filmim, thonë, kur e kanë gjymtuar të gjallë dhe më pas e kanë hedhur në det. Këto janë metodat që përdorin për të humbur gjurmët
