Një tragjedi e rëndë ka tronditur Shtetet e Bashkuara, ku një familje katëranëtarëshe humbi jetën në një aksident zinxhiror në autostradën I-95 në Virxhinia.
Viktimat janë identifikuar si Dmitri Donçev (45 vjeç), bashkëshortja e tij Ekaterina (44 vjeçe), vajza e tyre Emily (14 vjeçe) dhe djali shtatëvjeçar Mark. Sipas autoriteteve, të katër humbën jetën në vendngjarje në orët e para të mëngjesit të së premtes.
Familja po udhëtonte nga Masaçusetsi drejt Karolinës së Jugut për të marrë pjesë në një dasmë familjare. Në automjetin e tyre ndodheshin edhe ëmbëlsira të përgatitura nga Ekaterina për festën, të cilat ajo i kishte përgatitur me kujdes prej disa ditësh.
Sipas hetimeve paraprake, aksidenti ndodhi kur një autobus pasagjerësh i kompanisë “E&P Travel” nuk ngadalësoi shpejtësinë në një zonë ku po kryheshin punime në rrugë. Autobusi u përplas fillimisht me një automjet tip SUV, ku humbi jetën 25-vjeçarja Priscila Mafalda, dhe më pas goditi me forcë makinën e familjes Donçev.
Policia njoftoi se pas përplasjes së fuqishme, automjeti i familjes u përfshi nga flakët, duke mos u lënë asnjë mundësi shpëtimi.
Autoritetet kanë nisur hetime për të zbardhur plotësisht shkaqet e aksidentit, ndërsa tragjedia ka shkaktuar dhimbje dhe reagime të shumta në komunitetin ku jetonte familja,
