Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për Zvërnecin.
Në një reagim në rrjete sociale, Rama e cilëson mobilizimin kundër projektit si të paprecedentë, duke theksuar se Shqipëria po synon të ngjitet në “Olimpin e turizmit” me një investim prej 4 miliardë eurosh nga partnerë nga Shtetet e Bashkuara dhe Katari.
Sipas kryeministrit, projekti do të sjellë përfitime ekonomike për vendin, duke përfshirë krijimin e rreth 10 mijë vendeve të punës, rritjen e prodhimit të brendshëm bruto, të ardhurave për frymë, pagave dhe pensioneve, si dhe rritjen e vlerës së pronave dhe zhvillimin e sektorëve të lidhur me turizmin.
“35 VJET S’E KAM PARË KURRË KËTË MOBILIZIM”
Eh vëllai im, po normal, sepse për herë të parë në 35 vite Shqipëria po synon Olimpin e turizmit me një projekt marramendës, që nuk e ka askush në këtë anë të botës
E tani që projektit po i afrohet dita e daljes në dritë, dolën shqiponjat të mbrojnë atdheun nga 4 miliardë Eurot investim të partnerëve amerikanë e katariotë
Dhe për herë të parë në 35 vjet, mediat greke dhe faqet me miliona ndjekës në Greqi, janë me shqiponjat për të shpëtuar atdheun tonë nga ardhja e hoteleve më prestigjiozë të botës, nga 10 mijë vende pune cilësore, nga rritja e prodhimit të përgjithshëm kombëtar me 4% deri në 2030, rritja e të ardhurave për frymë, rritja e pagave e pensioneve (si në Malin e Zi për shembull largqoftë), nga rritja e vlerës së pronës së çdo vlonjati e jo vetëm, nga zgjerimi i zinxhirit të vlerës për bujqit, peshkatarët, shoferët e me radhë të gjithë subjektet e lidhura me atë zinxhir, nga personazhet botërore të artit, sportit, modës, biznesit, që do vinin e do flinin, disa edhe do blinin edhe shtëpi në Vlorë…
Po lëri këto, po pse pak është shpëtimi i Shqipërisë nga rritja e mëtejshme e imazhit ndërkombëtar, e cila edhe kaq edhe u teprua shumë, se në sytë e botës Shqipëria duhet të jetë mafie, korrupsion, llum
Prandaj të gjithë shqiponjat në protestë sot, se mbulimin nga media greke e keni të garantuar, dy zogj me një gur d.m.th, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
