Kryeministri i vendit, Edi Rama ka sulmuar hapur analistin Fatos Lubonja. Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS, Rama tha se Lubonja, që

kur u nda nga ai flet për mafie. Rama u shpreh se do të ishte një shije shumë e keqe për investistorët, nëse projekti i Zvërnecit has vështirësi, pasi sipas tij kjo do të sillte largimin e tyre për disa kohë.

Lideri i qeverisë theksoi se betejën e ka bashkë me qytetarët, ndërsa shtoi se nuk është i intersuar ta realizojë këtë gjë më forcë ndaj tyre. Në

fund, ai tha se lufton me forcë përballë atyre që e sulmojnë, jo përballë qytetarëve.

“Mos harroni një gjë, nëse ne e harrojmë që rolin kryesor që kemi në këtë proces, ne si Shqipëri dhe shqiptar, për ta bërë Shqipërisë siç duam,

që të krijojmë klimën e duhur dhe këta investitorë largohen, nuk është problem se nuk do të bëhet Zvërneci, por s’do të vijë njeri për ca kohë.

Pasi e thonë; nëse nuk merren vesh me ata, kushedi çdo bëhet me ne. Ndaj mendoheni! O do të zgjedhim zhvillimin e qëndrueshëm me investitorë të ekselencës se nuk e mbarova numrin e brendeve që kam bërë marrëveshje. Nuk them pa problem, se është me problem.

Por me forcë kundër jush, nuk jam i interesuar. JO! Por me forcë kundër atyre që më sulmojnë, do i luftoj. Me forcë kundër Lubonjës, se që kur u nda nga unë flet për mafie. Por mafien që ai më tregon mua, ma tregon por është njëson si ata që i tregonin atij ‘armikun e popullit’. Unë nuk e kam me ju betejën. Betejën e kam bashkë me ju,” tha Rama.