Mijëra qytetarë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe anulimin e projektit për ndërtimet në Zvërnec, duke i dhënë 24 orë afat.

Protesta u shoqërua me thirrje të forta nga turma, ku u dëgjua vazhdimisht ultimatumi: “Keni 24 orë afat, lironi zyrat!”.

Protestuesit përsërisnin gjithashtu thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg”. “Këtu vendosim ne… 24 orë afat… Rama në burg, Berisha në burg… lironi zyrat… nesër në orën 18:00 te Gjergj Kastrioti dhe më pas këtu”, brohorisnin protestuesit, duke paralajmëruar vijim të aksioneve edhe ditën e nesërme.

“Nesër më shumë, nesër më shumë, nesër më shumë…”, ishte edhe thirrja e fundit e qytetarëve para mbylljes së protestës.

Kujtojmë se revolta e qytetarëve erdhi pas pamjeve të paprecedenta nga Zvërneci, ku gjatë një proteste të thirrur nga qytetarë e ambientalistë, një protestues u dhunua në mënyrë brutale nga disa roje të një kompanie sigurie private, ku njëri prej tyre u identifikua, u arrestua dhe më pas u la në arrest në burg.

Qytetarët kanë kundërshtuar ndërtimet në Zvërnec dhe kanë dalë në mbrojtje të lagunës së Vjosë-Nartës, ndërsa kërkojnë transparencë mbi projektet e planifikuara dhe studimet mjedisore që i mbështesin ato, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE